Italia ka publikuar bilancin ditor të koronavirusit, ku vihet re se prej disa ditësh shifrat vijojnë të rrotullohen rreth të njëjtave nivele.
Kështu në 288 mijë testime të kryera në 24 orët e fundit 13762 prej tyre testuan pozitive për Covid-19.
347 persona të tjerë humbën jetën për ta çuar bilancin total të fataliteteve në 94887 që nga nisja e pandemisë, raporton A2.
Situata në spitale është e qëndrueshme, ndërkohë që ka një ulje të lehtë të personave të shtruar në repartet e tjera Covid.
Niveli i infektueshmërisë mbetet në shifrat 4.77%./KosovaPress