“Neve në Luginë na ka mbetë vetëm një shpresë që do të jetë rreze drite për jetesimin e referendumit dhe ajo eshte idea e Presidentit Thaçi pro bashkimit të Luginës”.
Kështu ka vlerëuar më 1 mars një nga partitë shqiptare më të vjetra në Luginën e Preshevë, Partia Demokratike Shqiptare.
Kjo u tha me rastin e 32 vjetorit të Referendumit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për Autonomi Politiko-Territoriale me të drejtë bashkangjitje Kosovës.
Ragmi Mustafa i Partisë Demokratike Shqiptare tha se ky referendum ishte një akt sublim, i cili u mbajt nën kushte tejet të rënda. përcjell Demokracia.com.
“Me rastin e 32 vjetorit të mbajtjes së Referendumit për Autonomi Politiko-Territoriale me të drejtë bashkangjitje Kosovës, PDSH-ja, kujton këtë datë me rëndësi jetike për popullatën autoktone shqiptare të Luginës së Preshevës, të populluar me shumicë absolute shqiptare.Këto tri komuna shqiptare të shkëputura padrejtësisht nga trungu i Kosovës historike, u ndanë dhe u aneksuan nga Serbia. Para 32 viteve, për dy ditë rresht në vitin 1992, populli shqiptar i komunave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, e dha verdiktin e tij, duke dalur masivisht në kutiat e votimeve, duke u shprehur pro bashkangjitjes së këtyre tre komunave Kosovës.”,ka shkruar ai.
Ai e ka kujtuar referendumin e asaj dite.
“Lirisht mund të shprehemi në një gjendje të jashtëzakonshme, nën rrethim të çelikosur të forcave policore të pushtetit të atëhershëm, por vullneti i popullit i tejkaloi të gjitha vështirësitë e barrierat e krijuara nga pushteti, i cili si duket nuk e mori seriozisht këtë dëshirë të flaktë, të arsyeshme dhe të drejtë të popullatës, të cilët e dhanë mendimin e tyre pro ribashkimit të kësaj pjese të shkëputur nga Kosova.Të dashur qytetarë të komunës së Preshevës, duke e rikujtuar këtë datë, e cila vulosi një histori të shqiptarëve të këtyre tre komunave, medoemos duhet kujtuar edhe kontributin e madh që dha PDSH-ja në organizimin e Referendumit, e cila në asnjë çast nuk u ndal së punuari në jetësimin e verdiktit të popullit, nuk u ndal poashtu edhe në sensibilizimin e të drejtave kolektive të popullatës sonë, në secilin segment të jetës.”, ka shkruar Mustafa.
\Demokracia