318 GJOBA PËR MOSRESPEKTIMIN E MASAVE ANTI-COVID

- in Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytet të ndryshme të vendit, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 318 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.

 

Sipas Policisë, gjithashtu janë shqiptuar edhe 1416 tiketa trafiku.

Ndërkohë, kanë ndodhur 24 aksidente trafiku me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.