30 dorëheqje brenda 24 orësh

- in Rajoni dhe Bota

Boris Johnson u paraqit para Komitetit të Ndërlidhjes në Dhomën e Përbashkët në orën 15:00, me 30 dorëheqje në qeverinë e tij në pak më pak se 24 orë.

Lajmi u bë i ditur nga mediat britanike, të cilat po përditësojnë krisjet e mbështetjes së Johnson brenda qeverisë.

Komiteti përbëhet nga komitete të tjera të Commons dhe përmban kritikë të kryeministrit britanik.

Boris Johnson po merret në pyetje nga deputetë të lartë në Komitetin Parlamentar të Ndërlidhjes.

Gjashtë ministrat Kemi Badenoch, Julia Lopez, Mims Davies, Lee Rowley, Neil O’Brien dhe Alex Burghart njoftuan të gjithë se po jepnin dorëheqjen.

Kjo, pas një vargu dorëheqjesh nga ministrat dhe ndihmësit ministrorë të mërkurën në mëngjes.

Zhvillimet e bujshme erdhën pasi Johnson kishte këmbëngulur më herët se ai do të vazhdojë si kryeministër pasi ai ka një “mandat kolosal”.

Vala e dorëheqjeve nga qeveria e tij filloi pasi Sajid Javid dha dorëheqjen si Sekretar i Shëndetësisë të martën në mbrëmje.

Disa minuta përpara se Rishi Sunak të largohej në mënyrë dramatike si Kancelar.

I fundit ishte, Duncan Baker, i cili dha dorëheqjen nga pozicioni i tij në Departamentin për Nivelimin, Strehimin dhe Komunitetet.

Dy deputetë të tjerë kanë thënë se kanë humbur besimin te Boris Johnson teksa ai u paraqit para komitetit.

/Albanianpost.com