Kombi apo feja është një dilemë që herë pas here rikthehet në debatin publik dhe gjithmonë ngjall të njëjtin zell për debat të zjarrtë. Në këtë kontekst, Adriatik Kelmendi, udhëheqës i emisionit “Rubikon”, ka publikuar një sondazh, ku njëra nga pyetjet ishte edhe identifikimi me kombim apo fenë. Më saktë, pyetja ishte: “Ju lutem na thoni, cila është më e rendësishme për ty?”
Në regjistrin e përgjigjeve ishin tri mundësi: Etni/kombi, feja dhe nuk kam përgjigje. 58.8 për qind e respodentëve vlerësuan se kombi është parësor për nga rëndësia, ndërsa 28.1 për qind e respodentëve theksuan se feha është feja më e rëndësishme për ta.
“28 për qind e kësaj (anketës v.j.) supozohet që është 28 për qind e qytetarëve, me marzhën e gabimit. Nëse 28 për qind e popullit mendon që feja është më e rëndësishme sesa etnia dhe kombi, më besoni që etnia dhe kombi kanë me pasë probleme pikërisht me këtë qasje dhe bindje” – tha Kajtazi.
Rrufeshëm ndërhyri profesor Rrahman Paçarizi, i cili konkludoi se kjo është një krizë identiteti.
“Kjo tregon krizë identiteti” – ndërhyri profesori Paçarizi.
“Çdo i treti mendon që feja është më e rendësishme” – vëri në theks moderatori Kelmendi.
“Kjo është problematike, kjo është ajo që dikush hesht, unë flas në vazhdimësi për një problem të theksuar që është t’u u rritë, t’u u zhvillu, që është investimi i madh në çështje fetare, siç doli edhe hulumtimi në Londër, që doli se ti ke ndikim direkt prej Rusisë nëpërmjet institucioneve fetare islamike në Kosovë” – theksoi Kajtazi.
“Këta njerëz duhet me pasë një send të qartë: nëse e ke shtetin dhe etninë, mundesh me pasë fe, nëse nuk i ke këto, nëse nuk e ke shtetin dhe etninë, nuk mundesh me pasë fe, je diçka tjetër, e ke veç fenë.” – shtoi Paçarizi.
“Mundesh fenë edhe me ndërru, etninë nuk mundesh me ndërru” – thotë programeri Sadiku, që duket se nuk ka dëgjuar për teorinë tjetër të kombit, që thekson se kombi është një komunitet imagjinar dhe shoqërisht i ndërtuar, pra që nuk ka asgjë primordiale, të paracaktuar, të vendosur një herë e përgjithmonë në natyrën e kombit.
Videoja e publikuar nga Kelmendi ka ngjallur debat edhe në rrjetin social “X”, ku shumë qytetarë janë përfshirë në debat.
“Tragjedi, ky zhvillim i tmerrshem mund dhe duhet te luftohet vetem me edukatë, me fushata te vazhdueshme senzibilizuese, ndersa institucionet fetare duhet te mbikqyren, dhe te detyrohen te publikojne burimet e financave” – shkroi një qytetar.
“Statistike e tmerrshme. Me fjale tjera ma i afert eshte nje banglladeshas musliman se nje shqiptar jo musliman. Islami politik i financuar nga 🇷🇺. Ëhat can go ërong?” – shkroi një tjetër.
Dikush tjetër i cilësoi 28 për qindëshin si “analfabetë”./Demokracia