23 vite nga masakra në tregun e Mitrovicës

- in Lajme

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 23 vite më parë e ku pati viktima dhe qindra të plagosur.

 

Atë kohë, forcat serbe sulmuan me minahedhës derisa tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë.

Përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të masakrës së tregut në Mitrovicë, që ndodhi 23 vjet më parë.