Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të rasteve të reja me koronavirus.
Sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dy vdekje si pasojë e virusit Covid-19.
Gjithashtu njoftohet për 615 raste të reja, nga 1 mijë e 465 testime.
Gjithashtu bëhet e ditur se 285 qytetarë janë shëruar, teksa aktualisht janë 5.687 raste aktive.
Me dozën e katërt të vaksinës sipas MSH janë vaksinuar 549 persona.