19 nxënës mbetën të vdekur, 18-vjeçari para masakrës qëlloi edhe gjyshen

- in Lajme

Shtete e Bashkuara të Amerikës janë tronditur nga masakra në Teksas, ku gjatë të shtënave me armë në një shkollë fillore mbetën të vdekur 19 nxënës dhe dy të mësues.

Autori i ngjarjes tragjike është 18-vjeçari Salvador Ramos. Ai hapi zjarr në shkollën fillore Rob në qytetin e Uvalde para se të vritej nga forcat e rendit, thanë zyrtarët.

Autoritetet vendase kanë publikuar foton e 18-vjeçarit.

Ramos, i cili u qëllua dhe u vra nga policia, para sulmit në shkollën fillore kishte qëlluar gjyshen e tij, e cila po trajtohet në spital në gjendje kritike.

Tre ditë para ngjarjes 18-vjeçari kishte publikuar në rrjetin social Instagram foto me armë automatikë AR15.

Fotoja është publikuar Insta Story me emrin e përdoruesit “salv8dor_”.

Shokët e klasës konfirmuan se llogaria i përket Salvador Ramos.

Guvernatori i Teksasit Gutierrez tha për CNN se Ramos, i cili mbushi 18 vjeç pak ditë më parë, bleu dy armët për ditëlindjen e tij.

Megjithatë nuk është ende e qartë nëse armët në foto janë përdorur në masakrën e së martës./abcnews.al/