160 RASTE AKTIVE ME COVID-19

- in Shëndetësi

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë 107 mijë e 797 qytetarë rezultuan pozitivë me këtë virus.

Ndërsa shkak i infektimit me këtë virus kanë vdekur 2 mijë e 261 qytetarë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) virusin arritën ta mposhtin 105 mijë e 376 qytetarë.

Aktualisht në vend janë 160 raste aktive me COVID-19. /KP