13 VJET NGA HYRJA NË FUQI E KUSHTETUTËS

- in Lajme

Vetëm katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 15 qershor të vitit 2008, ka hyrë në fuqi Kushtetuta e saj e cila e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran , demokratik, unik dhe të pandashëm.

Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete tjera, thuhet në tekstin e Kushtetutës me hyrjen në fuqi të së cilës fillon zbatimi i planit të ish-kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.

Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës shënon fillimin e një periudhe të re të zhvillimeve politike.

Kushtetuta hyn në fuqi 120 ditë pas shpalljes së pavarësisë. Institucionet e Kosovës, kanë arritur që për një periudhë të shkurtër kohore, të përgatisin dhe miratojnë 40 ligje që dalin si propozim nga Pakoja e Ahtisarit.

Hyrja në fuqi e Kushtetutës kundërshtohet nga përfaqësuesit e serbëve, të cilët nuk janë pajtuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e cila deri tani është njohur nga më shumë se 115 vende të botës.

https://kosovapress.com/jashari-smund-te-ndryshohet-kushtetuta-e-kosoves-ne-emer-te-marreveshjes-finale-me-serbine/

https://kosovapress.com/​politikanet-shkelesit-e-kushtetutes-se-kosoves/

https://kosovapress.com/konjufca-kushtetuta-eshte-akti-themeltar-dhe-bazamenti-ligjor-suprem-eshte-vete-shteti/     

KP