12 KANDIDATËT PËR DEPUTETË NGA DEGA E PDK-SË NË PRISHTINË

- in Lajme

Dega e PDK-së në Prishtinë do të ketë 12 kandidatë për deputetë në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit.

 

Emrat e kandidatëve që synojnë ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Dega e PDK-së në Prishtinë janë: U.D i kryetarit të PDK-së, njëherit kandidati për kryeministër nga kjo parti Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Memli Krasniqi, Abelard Tahiri, Ariana Musliu-Shoshi, Besa Ismaili, Faton Abdullahu, Besa Çeku- Buqinca, Arben Gecaj, Asllan Bajrami, Muhamet Gubetini dhe Bujar Cakolli./Indeksonline.

“Lista e kandidatëve të Degës së Prishtinës, është listë për të gjithë Kosovën, sepse përmbanë një grup figurash me integritet personal, përgatitje intelektuale dhe vlera të larta atdhetare.

Të gatshëm për rimëkëmbjen e qytetit dhe shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e PDK-së në Facebook./RTK