E mitura që dyshohet se u dhunua në muajin qershor, ishte intervistuar nga Prokurori i rastit pas 16 ditësh, prej kur ishte denoncuar rasti, më 21 qershor, raporton Gazeta Sinjali.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, tha se Prokurori e ka dëgjuar të miturën më 7 korrik, pasi deri atë ditë nuk është siguruar psikologia.
“Rasti është paraqitur më 21 qershor, derisa më 7 korrik të këtij viti, Prokurori ka dëgjuar të dëmtuarën në Prokurori. Prokurori si pasojë e mungesës së psikologëve të angazhuar në Prokurori, nuk e ka intervistuar. Pra ka marrë kohë derisa është siguruar psikologia. Prokurori nuk ka pasur mundësi ta intervistojë pa prezencën e psikologes. Nuk ka pasur një raport të ekzaminimit, nuk ka pasur persona të identifikuar deri në atë kohë, që në mënyrë të dëshmive, të sigurohen dëshmi të këtyre personave.”, tha Ulaj.