10 të vdekur për një muaj në aksidente trafiku

- in Lajme

10 persona kanë humbur jetë në aksidente trafiku vetëm gjatë janarit të këtij viti.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në aksident trafiku kanë humbur jetën 4 shoferë, 3 pasagjerë dhe 3 këmbësorë.

Ndërkohë që policia kanë bërë thirrje që të bëhet kujdes me shpejtësinë gjatë vozitjes.

“MOS SHPEJTO, FAMILJA TË PRET! Gjatë muajit janar 2021 në Republikën e Kosovës kanë humbur jetën 10 persona në aksidente të trafikut! Gjatë muajit janar 2021 në aksidente të trafikut kanë humbur jetën 4 shoferë, 3 pasagjerë dhe 3 këmbësorë”, thuhet në njoftimin e policisë./KosovaPress