1 PRILLI | DITA E ALBIN KURTIT

- in Lajme

Pas tri vitesh në Qeveri si kryeministër, lehtësisht mund të konstatohet se çdo ditë gjatë opozitarizmit të tij, për Albin Kurtin ka qenë 1 prill.

Nuk mund të gjendet asnjë politikan tjetër, jo vetëm në Kosovë, por as në Ballkanin e lodhur nga problemet, që të ketë premtuar aq shumë dhe në momentin kur vishet me pushtet ta bëjë krejtësisht të kundërtën, shpeshherë deri në marrëzi, shkruan Demokracia.com.

Gjatë opozitarizmit të gjatë të tij, Albin Kurti arriti të marrë mbështetje të madhe popullore, duke gënjyer gati për gjithçka votuesit brenda dhe jashtë Kosovës.

Lista e temave të gënjeshtrave të Albin Kurtit është e gjatë, por Demokracia.com sjellë vetëm disa prej tyre, të cilat na bijnë shpesh ndërmend, pasi përballja me to është e përditshme.

GËNJESHTRA E ALBIN KURTIT SE DO T’I ULË ÇMIMET E BUKËS, VAJIT, KRIPËS, SHEQERIT…

Që nga ardhja e Kurtit në Qeveri, të gjitha produktet e shportës së një familje kosovare janë rritur. Kurti, si opozitar, premtonte hapa konkretë të Qeverisë së Vetëvendosjes për të ulur çmimin e lartë të bukës, miellit, sheqerit, etj.

“Buka, mielli, vaji, sheqeri, kripa, qumështi dhe arsimi në përgjithësi, me Lëvizjen Vetëvendosje dhe mua në Qeveri, këto do të përjashtohen nga TVSH-ja”, u premtonte Kurti qytetarëve të Kosovës.

Lojtës Videosh

“Edhe buka me Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje, nga 36 cent që është mesatarja e çmimeve për muajin shkurt të vitit 2014 bëhet 31 cent, sheqeri nga 72 cent kilogrami bëhet 62 cent, qumështi nga 91 cent mesatarisht bëhet 78 cent”, specifikonte Kurti si të ishte një magjistar.

Lojtës Videosh

Kurti kishte premtuar edhe që “Shporta e konsumatorit kosovar do të jetë më e rëndë për nga pesha dhe më e lirë për nga çmimi”, apo që “Buka, mielli, vaji, sheqeri, kripa, qumështi dhe arsimi në përgjithësi, me Lëvizjen Vetëvendosje dhe mua në Qeveri, këto do të përjashtohen nga TVSH-ja”.

Por, të gjitha këto premtime ranë në ujë, pasi Kurti u bë kryeministër. Qytetarët e Kosovës të gjitha këto produkte i blejnë shumëfish më shtrenjtë.

GËNJESHTRA E ALBIN KURTIT SE DO TA ULË ÇMIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në vitin 2019 e premtonte specifikisht uljen e çmimit të energjisë elektrike, duke akuzuar qeveritë se po detyronin qytetarët e Kosovës të paguanin aq shtrenjtë derisa toka e vendit është e pasur me thëngjill.

“Ne do ta bëjmë uljen e çmimit të energjisë elektrike, sepse është tepër shtrenjtë kur rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi. Shumë kemi kapacitet”, kishte deklaruar Kurti.

Por, kur Kurti u bë kryeministër, doli në shesh gënjeshtra dhe mashtrimi i tij, pasi çmimi i energjisë elektrike u rrit me mbi 100%.

Kurti, jo vetëm që nuk bëri asnjë hap kundër kësaj ngritjeje, por paturpërsisht ai arsyetoi këtë vendim duke fajësuar qytetarët se nuk kanë qenë të drejtë me ankesat e tyre më herët.

“Aq lirë ka qenë energjia elektrike sa qytetarët nuk e kanë ditur se sa paguajnë”, thoshte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës gjatë muajit janar 2022 kur po diskutohej për shtrenjtimin enorm të faturës së energjisë elektrike, duke vazhduar të çudiste të gjithë se “Kurrë nuk ka pasur numër më të madh të qytetarëve të Kosovës sesa në këto 4 vjet e fundit që nuk e dinë se sa paguajnë për energjinë elektrike. Aq lirë ka qenë sa nuk e kanë ditur sa paguajnë”.

Pikërisht, në vitin e fundit të qeverisjes së kryeministrit Kurti, një shtrenjtim tjetër i energjisë elektrike po troket në dyert e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ky është shtrenjtimi i tretë nën mandatin e Qeverisë së Vetëvendosjes të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.

GËNJESHTRA E ALBIN KURTIT SE NUK DIALOGON ME SERBINË PA KUSHTE…

Sa herë që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i filluar në vitin 2011, kushtëzimi i tij ka qenë kryefjalë e deklarimeve të tyre.

“Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm që nuk ëshë pjesë e kurrfarë bisedimesh me Serbinë dhe nuk do të jetë asnjëherë, por ajo mendon që është absurde që të bisedohet për çfarëdoqoftë me Serbinë përderisa ajo: [1] nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, [2] nuk e ndërron Kushtetutën e saj ku shkruan se Kosova është pjesë e Serbisë, [3] nuk na kërkon falje për krimet e kryera, [4] nuk na i doëzon kriminelët e luftës, [5] nuk na i dorëzon trupat e pajetë të të pagjeturve të zbuluar në varrezat masive ose informatat për ta, [6] nuk na i kthen librat kadastralë dhe fondin pensional, [7] nuk na i paguan dëmet për shkatërrimet e mëdha në Kosovë, [8] nuk e ndërpret financimin e strukturave paralele”, prezantonte Kurti kushtet që duhej të plotësoheshin nga Serbia.

Lojtës Videosh

Pas ardhjes në pushet, Kurtit jo vetëm që nuk iu plotësua asnjë nga këto kushte, por as ai nuk i prezantoi kurrë në tavolinën e dialogut me Serbinë. /Demokracia.com/