1.79 çmimi i naftës, Tahiri: Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë?

- in Lajme

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar për çmimet e naftës që po ndryshojnë brenda ditës, raporton Gazeta Sinjali.

1.79 cent ka arritur çmimi për një litër naftë në vend ka thënë deputeti.

Tahiri shton se ndërrimi i çmimit të naftës po e vështirëson edhe jetën e qytetarëve.

“Sot, qytetari i Kosovës paguan një litër naftë pothuajse me çmim të njëjtë sikurse një qytetar i Bashkimit Evropian por me të ardhura shumëfish më të ulëta.

“Rritja e çmimeve të produkteve elementare po e vështirëson tejmase jetën e qytetarit të Kosovës.

Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dale?!”, ka shkruar Tahiri.

/GazetaSinjali/