Manchester United ka njoftuar sot se nënkryetari ekzekutiv Ed Woodward do të tërhiqet nga roli i tij në fund të vitit 2021.
Woodward u bashkua me United në vitin 2005 dhe u bë nënkryetar ekzekutiv në vitin 2012, përcjell KosovaPress.
“Unë jam jashtëzakonisht krenar që i kam shërbyer Unitedit dhe ka qenë një nder për të punuar për klubin më të madh të futbollit në botë për 16 vitet e fundit.”, thotë Woodward pas këtij vendimi.
“Klubi është i pozicionuar mirë për të ardhmen dhe do të jetë e vështirë të largohem në fund të vitit.”
“Unë do t’i çmoj shumë mirë kujtimet nga koha ime në “Old Trafford”, gjatë një periudhe kur fituam Ligën e Evropës, FA Cup dhe Kupën EFL. Jam krenar për rigjenerimin e kulturës së klubit dhe kthimin tonë në mënyrën e lojës së Manchester United.”
“Ne kemi investuar më shumë se 1 miliardë funte në skuadër gjatë kohës time këtu dhe unë jam veçanërisht i kënaqur me progresin që lojtarët kanë bërë nën udhëheqjen e zgjuar të Ole Gunnar Solskjaer dhe ekipit të tij të trajnerëve në dy vitet e fundit.”, ka thënë në fundi ai.
U raportua së fundit se kjo dorëheqje e Woodward erdhi për shkak të dështimit për të vazhduar përpara me projektin e Superligës Evropiane./KP