​Zidane publikon listën e të ftuarve për ndeshjen kundër Liverpoolit

- in Sport

Nesër në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të ballafaqohen Real Madridi dhe Liverpooli.

Kjo sfidë e shumë pritur e cila rikujton finalen e vitit 2018 të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, përcjellë KosovaPress.

Trajneri i Real Madxridit Zinedine Zidane tashmë ka publikuar listën prej 21 lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje dhe aty vërehet mungesa e Eden Hazard për të cilin u raportua se do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.

Ja lista e plotë:

Portierë Courtois, Lunin, Altube

Mbrojtës: Militao, Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola, Mendy

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Isco, Arribas

Sulmuesit: Benzema, Asensio, Lucas, Vinicius, Mariano, Rodrygo/KP