​Zgjedhjet rajonale mbahen në Katalonia

- in Rajoni dhe Bota

Zgjedhjet rajonale filluan këtë mëngjes në Katalonia të Spanjës dhe 5.3 milionë qytetarë kanë të drejtë vote.

Këto zgjedhje konsiderohen një lloj referendumi në mbështetje të përkrahësve të pavarësisë të Katalonisë.

Kreu i Partisë Socialiste të kryeministrit Pedro Sanchez, Salvador Ila, tha se shpresonte të merrte parlamentin nga deputetët që mbrojnë pavarësinë, të cilët kishin shumicën për më shumë se një dekadë.

Sondazhet e opinioneve, megjithatë, tregojnë se do të ketë një garë të ngushtë midis Partisë Socialiste dhe dy partive pro pavarësisë – e majta Republikane dhe së bashku për Kataloninë.

Partitë e pavarësisë duan të mbajnë shumicën në parlament në zgjedhjet e sotme, por gjithashtu të inkurajojnë më shumë se 50 për qind të qytetarëve të shkojnë në zgjedhje.

Kriza politike ka filluar në Katalonia që nga përpjekja e dështuar e shkëputjes në vitin 2017.

Zgjedhjet u organizuan me aplikimin e masave të rrepta sanitare për shkak të epidemisë së virusit korona.

Vendvotimet do të mbyllen në orën 20:00. Rezultatet paraprake do të shpallen rreth orës 22:00, por pritet që publikimi i rezultateve përfundimtare të marrë disa kohë për shkak të votimit me postë.