Deputetët e Kuvendit të Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme, pas një debati disa orësh, i ka dhënë besimin Qeverisë Kurti 2, e cila do tw drejtohet nga Albin Kurti.
Ishin 67 deputetë që votuan pro qeverisë Kurti 2, 30 deputetë kundër dhe pa asnjë abstenim.
Qeveria Kurti 2 pritet t’i ketë 15 ministri, tre zëvendëskryeministra. Pesë prej tyre janë gra.
Ky është Kabineti Qeveritar.
Kryeministër, Albin Kurti
Zv. Kryeministër i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi
Zv. Kryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla
Zv. Kryeministre e Tretë për të drejtat e pakicave, Emilija Rexhepi
Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati
Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia
Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi
Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Insfrastrukuturës, Liburn Aliu
Ministër i Bujqësisë, Faton Peci
Ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj
Ministër i Brendshëm dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari
Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq
Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka
“Nga 15 ministra vetëm 8 janë të Lëvizjes Vetëvendosje, 5 janë gra, nga Kabineti ynë qeverisës 18 anëtarë gjithsej. Kërkojmë besimin tuaj, ofrojmë besimin dhe përkushtimin tonë, dijen e vullnetin tonë. Zotohemi për llogaridhënie dhe përgjegjësi”, tha në fund Kurti./KP