Një roje sigurie në një hotel karantinë në Zelandën e Re doli pozitiv për virusin korona, por në këtë kohë nuk ka prova që infeksioni është përhapur më tej.
AP raporton se autoritetet shëndetësore njoftuan se personi jeton vetëm dhe se ai kishte kontaktuar me një koleg tjetër, dhe se të dy punëtorët tani janë në izolim.
Zyrtari i lartë i shëndetit Ashley Bloomfield tha se roja 24-vjeçar nuk ishte vaksinuar dhe se ai do të përsëriste testin në mënyrë që të përcaktonte më mirë natyrën e infeksionit të tij, sipas agjencisë.
Zelanda e Re ka arritur të ndalojë përhapjen e virusit, kështu që paraqitja e dikujt që nuk është në karantinë me një test pozitiv është një shqetësim i rëndësishëm, dhe në programin e imunizimit, autoritetet u japin përparësi punonjësve të kufirit.
Zelanda e Re, e cila ka një popullsi prej pesë milionë banorësh, deri më tani ka raportuar gjithsej rreth 2500 raste infektimi dhe 26 vdekje nga pasojat e COVID-19 gjatë pandemisë./KP