Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti javën e ardhshme do tw zhvilloj një vizitë dy ditore në Bruksel ku pritet të takohet me zyrtar të lartë të Bashkimit Evropian.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu pas mbledhjes së Qeverisë deklaroi se Kurti gjatë kësaj vizite do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Po ashtu ai do të takohet edhe me shefin e Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell dhe kryeministrinë e Belgjikës, Aleksander de Cro.
Shefi i ekzekutivit në këto takime do jetë I shoqëruar nga dy zëvendëskryeministrat, Donika Gërvalla e cila është edhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Besnik Bislmi.
Kryeziu: Kurti javën e ardhshme do qëndroj në vizitë dy ditore në Bruksel
“Ai pra do të udhëtoj të martën për në kryeqytetin e Bashkimit Evropian dhe do ketë një vizitë dy ditore ku do ketë takime me përfaqësues të lartë të BE-së prej tyre më të rëndësishmit janë takimi me presidentin e n e Parlamentit Evropian, David Sassoli, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përfaqësuesin e lartë e BE-së për Politik të Jashtme, Borell, si dhe komisioner të ndryshëm e të rëndësishëm. Në këtë vizitë kryeministri Kurti po ashtu do të takoj edhe kryeministrin e Belgjikës, Aleksander de Cro. Kurti në këto takime do të shoqërohet nga zëvendëskryeministri Bislimi dhe zëvendëskryeministrja dhe ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla”, tha ai.
Lidhur me kritikat që mori kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për votimin e tij në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të cilat u mbajtën dje, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës tha se më shumë u kritikuan bindjet e Kurtit se sa veprimi i tij.
Kryeziu: Kurti u kritikua më shumë për bindjet e tij se sa për veprimin e votimit
“Kryeministri Kurti ka shfrytëzuar një të drejtë demokratike sikurse që është e drejta për votë e që i takon atij prej momentit kur është pajisur me pasaportë shqiptare. Siç e dini për kryeministrin Kurti, Shqipëria mban një vend të veçantë për të , bindjet e tij për raportin në mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të njohura për shumë kohë tash e kritika për të më shumë duket të jetë në raport me bindjet e tij sesa me veprimin e tij të djeshëm duke marr parasysh që edhe shumë qytetar të Kosovës u bënë pjesë e këtij procesi të votimit. E kuptoj që kryeministri nuk është si çdo qytetar tjetër megjithatë kryeministri i Kosovës është edhe qytetar po të ishte e mundur që të ndahej kryeministri nga qytetari do e bënim duhet ta keni parasysh që po të ishte e mundur proceduralisht që kryeministri të votonte si qytetar me shumë do ta bënte, por një gjë e tillë është e pamundur për shkak të protokolleve shtetërore për sigurinë e tij”, theksoi Kryeziu. /B.Ibishi/ KP