Spekulohet se krerët e Norwich Cityt kanë bërë publik çmimin e mbrojtësit të krahut të djathtë Max Aarons, për të cilin interesim serioz ka shprehur gjiganti gjerman Bayern Munich.
40 milionë euro është shifra që mund t’i sigurojë Bayern-it mbrojtësin Aarons, dhe thuhet se Bayerni e dëshiron me ngulm anglezin në “Allianz Arena”, përcjell KosovaPress.
Për Aarons, interesim kanë shprehur edhe Manchester United e Barcelona, por Bayerni është skuadra e cila është duke e kryesuar garën për shërbimet e 21 vjeçarit anglez./KosovaPress