Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka uruar Albin Kurtin me rastin e zgjedhjes së tij për kryeministër të ri të vendit dhe Glauk Konjufcën për postin e kryeparlamentarit, duke iu dëshiruar suksese në detyrat e reja.
Gashi ka thënë se pret vazhdimin e bashkëpunimit ndër-institucional për realizimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët e komunës së Obiliqit.
Postimi i plotë:
Përshëndes dhe uroj zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Republikës së Kosovës njëherësh u.d. president i Kosovës, Glauk Konjufca, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në përgjegjësinë e tij të re, njëkohësisht kryesinë e Kuvendit dhe gjithë deputetet e zgjedhur në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kuvendi i Republikës së Kosovës sot ka votuar edhe Qeverinë e re, me këtë rast kryeministrit Albin Kurti dhe gjithë përbërjes së kabinetit qeveritar, ju uroj shumë suksese drejt realizimit të platformës se tyre qeverisëse në shërbim të vendit. Gjithashtu, mirëpres vazhdimësinë e bashkëpunimit ndër-institucional, në realizimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët e Obiliqit! /KP