Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se një fuqi e madhe do të kërkojë tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova.
Ai u ka thënë mediave serbe në kazermën në Dedinje se do të ishte katastrofë nëse ndodh kjo.
Vuçiq ka thënë se do të bisedojë për këtë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të takohet të hënën në Bruksel, “në mënyrë që të mos vijë deri te kjo”, transmeton Tanjug.
“Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut. Do të përpiqem të flas me Stoltenbergun për të bërë gjithçka të mundur që të mos ndodhë kjo”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se ai nuk mund të tregojë se për cilën fuqi bëhet fjalë, por se “informacionet janë nga burime zyrtare”./KP