Një person është vrarë sot në Pejë. Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 15:30 në një lokal në Pejë.
Ai ka thënë se mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Gashi: Viktima është e gjinisë mashkullore
“Sot në orët e pasdite në ora 15:36 minuta Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Gjon Gazuli” në një lokal në qytet të Pejës. Menjëherë ka dal në vendngjarje, aty ka takuar, hasur në një person të shtrirë i cili dyshohet se ishte i qëlluar me armë zjarri. Është njoftuar emergjenca e Qendrës së Mjekësisë Familjare, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante. Për momentin këto informacione i kemi. Viktima është e gjinisë mashkullore”, tha Gashi për KosovaPress.