Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shtruar sonte iftar për udhëheqësit kryesorë të vendit dhe ata të Bashkësisë Islame, ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.
“Muzgu i ditës së sotme na gjeti të bashkuar në iftarin e shtruar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku së bashku me udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga Myftiu Naim Tërnava, ishim të ftuar unë dhe Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës. Duke qenë një kohë bamirësie dhe përsiatjeje shpirtërore, Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave, ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë marrin edhe më shumë kuptim në situatën aktuale me COVID-19. Uroj që Ramazani i ardhshëm të na gjejë mirë, shëndetplotë e në paqe! Të gjithë besimtarëve e besimtareve u uroj agjërim të pranuar!”, shkruan Kurti./KP