​Vjedhje e pyllit, ndalohet një person

- in Lajme

Patrulla e policisë kufitare gjatë patrullimit në fshatin Sushicë të komunën e Shtërpcës, ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar duke drejtuar traktorin e tij të ngarkuar në rimorkio 16 copë trupa breu të gjatësisë 4 deri 60, drunjtë janë prerë në mënyrë ilegale.

Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dal autoritetet pyjore të cilët kanë konfiskuar masën drunore.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregull./KosovaPress