​Vihet gurthemeli i gjashtë shtëpive në Lagjen e Dëshmorëve në Balloc të Podujevës

- in Lajme

Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi dhe drejtori komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Driton Veliu kanë vendosur sot solemnisht gurthemelin për ndërtimin e gjashtë shtëpive në Lagjen e Dëshmorëve në Balloc.

Bulliqi me këtë rast tha se ndjehet i lumtur që po vazhdon projekti i ndërtimit të shtëpive për familjet me gjendje të rëndë sociale, të cilat nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit.

Në kuadër të projektit, i cili ishte përkrahur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenie Sociale, deri më tash janë ndërtuar 106 shtëpi, ndërsa me këto 6 shtëpi që po ndërtohen nga buxheti i Komunës, numri i përgjithshëm i tyre në këtë lagje arrin në 112./KP