Një 71-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme në Shëngjin. I moshuari ka humbur jetën teksa po lahej nw det dhe vdekja dyshohet të ketë ardhur nga ataku kardiak.
71-vjeçari kishte ardhur për pushime te e bija në Lezhë, ndërsa ditën e sotme kishte shkuar për të bërë plazh.
“Më datë 08.05.2021, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasi F.L.,78 vjeç, banues në Gjirokastër.” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./KP