​Varane me Covid, kështu ndryshon skema e Real Madridit ndaj Liverpoolit

- in Sport

Infektimi i Rafael Varane i ka shkaktuar kokë-dhimbje trajnerit të Real Madridit Zinedine Zidane në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Dy gjigantët evropian ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00 në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të kësaj gare, përcjellë KosovaPress.

Me mungesën e qendërmbrojtësit francez, Zidane është i detyruar të bëjë ndryshime në skemën e skuadrës për ballafaqimin me ekipin e Jurgen Klopp.

Vija mbrojtëse do të e “Los Blanvoc” në mungesë të Varanes do të përbëhet nga katërshja Vazquez, Militao, Nacho dhe Mendy, kurse skema e shtrirjes në fushë do të jetë 4-3-3.

Ja formacioni i mundshëm i Real Madridit për sonte:

Real Madrid (4-3 -3) – Courtois; Vazquez, Militao, Nacho, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Vinicius Junior/KP