Tre ditë pas episodit të dhunës në familje që çoi në arrestimin e tij, Fredy Guarìn thyen heshtjen përmes një deklarate zyrtare në kanalet e tij sociale. Ish-mesfushori i Interit, aktualisht në Millonarios, solli këndvështrimin e tij për këtë çështje dhe falënderoi të gjithë ata që e mbështesin atë në këtë moment të vështirë, përcjellë KosovaPress.
Guarìn para së gjithash donte të falënderonte ata që ishin pranë tij në këtë moment të vështirë:
“Unë dua t’i shpreh familjes sime, miqve të mi, tifozëve të mi, shokëve të mi dhe menaxhmentit të klubit mirënjohjen e përjetshme për solidaritetin dhe për mbështetjen e pakushtëzuar në lidhje me gjendjen time aktuale personale dhe familjare “.
Pastaj, këndvështrimi i tij për historinë:
“Lidhur me versionet që qarkullojnë në mediat sociale për atë që ka ndodhur, unë dua të sqaroj se ato që thuhen për anëtarët e familjes sime nuk janë të vërteta. Unë kërkoj respekt për ta, veçanërisht për fëmijët e mi , kush nuk e bënë këtë, ata duhet të vuajnë pasojat e ekspozimit tim publik dhe të veprimeve të mia “, tha Guarin.
Në fund, Guarìn shprehu një dëshirë:
“Sot përballem me një nga ato lojërat e vështira, por jam i sigurt që me ndihmën e Zotit dhe ata që më besojnë dhe më njohin do ta fitoj. Unë vlerësoj jashtëzakonisht të gjitha mesazhet e inkurajimit, gjë që më japin shpresën për t’u përmirësuar dita ditës ”./KP