​Ushtria ruse kërkon ndihmë turke mbi bombardimet në Alepo

- in Rajoni dhe Bota

Ushtria ruse i ka kërkuar ndihmë Turqisë në gjetjen dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për granatimet e zonave të banuara në qytetin sirian të Alepo të dielën, njoftoi Interfax.

Turqia paraqiti vërejtjet dhe shqetësimet e saj të dërguarit rus dje për shkak të ndezjes së fundit të dhunës në veri-perëndim të Sirisë, raporton Reuters.

Burimet dhe dëshmitarët rebelë kanë akuzuar aeroplanët rusë se kanë goditur qytete afër kufirit turk dhe një spital në rajon./KP