​Ujkani: Duhet të mendojmë vetëm për Suedinë, kjo është finalja jonë

- in Sport

Portieri i Kombëtares së Kosovës Samir Ujkani ka folur sot për ndeshjen hapëse të Botërorit “Katar 2022” kundër Suedisë, ku theksoi se duhet të jenë të vëmendshëm dhe të japin maksimumin e tyre, kundër një kundërshtari kaq të fortë.

Fillimisht, Ujkani foli për fitoren kundër Lituanisë dhe më pas foli edhe për kundërshtarin e ditës së diel, duke i cilësuar tejet të fortë.

Ujkani: Fitorja kundër Lituanisë ishte test i madh për ne, Suedia kundërshtar i fortë

 

“Në fitoren me Lituaninë, ka qenë miqësore dhe ka qenë një test i madh për neve, që me tregu prapë vetën që jemi gati për çdo lojë. Tash e kemi një tjetër lojë, që është totalisht ndryshe, është kualifikim kundër një kundërshtari që është kandidatë për ta fituar grupin. E dimë, është në nivel shumë të lartë, kanë lojtar super, është kthyer edhe Ibrahimovici, që krejt e kuptojnë që është top lojtarë”, tha Ujkani.

Ai po ashtu theksoi që mungesa e “Dardanëve” do të jetë e madhe, do t’iu mungojë përkrahja e tyre.

Ujkani: Normalisht, na mungojnë “Dardanët”

 

“Normalisht që na mungojnë edhe “Dardanët”, se na japin gjithmonë përkrahje në stadium. Por e dimë qe janë jashtë stadiumit gjithmonë, që po na përkrahin dhe po na qojnë përpara”, tha gardiani i portës së Kosovës.

Në fund, Ujkani tregoi rëndësinë e madhe që ka ndeshja kundër Suedisë, dhe kërkoi seriozitet maksimal nga bashkëkombësit e tij.

Ujkani: Duhet të fokusohemi tek Suedia, është kundërshtar i fortë

 

 

“Për mendimin tim, na duhet me mendu vetëm për Suedinë tash, kjo është të dielën, e kemi këtë ndeshje, kjo është finalja jonë. Ja fillojmë këtij edicioni kundër një kundërshtari siç thashë që është kandidat për ta fituar grupin. Pa diskutim, të luajmë këtë ndeshje, të japim maksimumin, shpresojmë se mujm me bo një rezultat sa ma të mirë për neve, edhe mi marr pikët. Edhe me vazhdu në këtë aspektin pozitiv si ja kemi filluar. Tani për lojën tjetër kemi kohë me menu”, tha Ujkani.

Kosova e fillon rrugëtimin për në Botërorin “Katar 2022” të dielën, ku do të zhvilloj ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Suedisë, ndeshje kjo në kuadër të Grupit B./KP