Kompania Twitter punon në një shërbim pajtimi ku përdoruesit do të paguanin për përmbajtje speciale të postuar nga llogari të profilit të lartë.
Platforma njoftoi shërbimin e ri të mundshëm ”Super Follows” gjatë takimit të saj vjetor të investitorëve, në të cilin shpjegoi se po synon 315 milion përdorues deri në 2023.
Twitter aktualisht fiton nga reklamat dhe postimet e promovuara dhe me ”Super Follows” mund të shtojë më shumë të ardhura në modelin YouTube.
“Eksplorimi i mundësive të financimit të audiencës do të lejojë krijuesit dhe botuesit të mbështeten drejtpërdrejt nga audienca e tyre”, tha një zëdhënës i Twitter./KosovaPress