​Tri skuadra të mëdha e kërkojnë Xherdan Shaqirin

- in Sport

Lazio, Roma dhe Sevilla janë të gjitha skuadra të interesuara për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpoolit Xherdan Shaqiri në afatin kalimtar të verës.

Sipas një raporti nga media italiane “La Lazio Siamo Noi”, “Biancocelestët” kanë qenë të interesuar në blerjen e sulmuesit zviceran, 29-vjeçar, për disa kohë, pasi i ishin afruar më parë disa herë në të kaluarën.

I kontraktuar me Liverpoolin deri në vitin 2023, Shaqiri mund të shitet në verë nga “The Reds” pasi ata kërkojnë të menaxhojnë situatën e tyre të komplikuar financiare që aktualisht po ndikon në klub, përcjell KosovaPress.

Roma dhe Sevilla janë gjithashtu të interesuar të nënshkruajnë me Shaqirin dhe kështu do të jetë një betejë për nënshkrimin e 29-vjeçarit në fund të këtij sezoni.

Verën e kaluar “Reds” dëshironin 25 milionë euro për sulmuesin zviceran, por kjo kërkesë ka të ngjarë të jetë më e ulët tani.

Shaqiri deri më tani ka bërë 13 paraqitje në Premier League gjatë këtij sezoni./KP