​Tre të lënduar pas një përleshje në Mitrovicë

- in Lajme

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri prej tyre është therur me thikë, pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur sonte në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti ka konfirmuar për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën “Evlia Qelebia”.

“Rreth orës 19:30 është raportuar një rast për një përleshje të ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë), ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë. Njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti./KP