​Trajneri Abazi publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Bullgarisë

- in Sport

Trajneri i Kombëtares së Kosovës për grup-moshat U17-të Arsim Abazi, ka bërë publike listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet miqësore kundër Kombëtares së Bullgarisë.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen me datat 14 dhe 16 prill, dhe lista e lojtarëve të grumbulluar kryesisht përbëhet nga lojtarë të klubeve vendore, përcjell KosovaPress.

“Dardanët” e rinj do të udhëtojnë drejt Sofias të Bullgarisë me datën 12 prill.

Lojtarët që kanë pranuar ftesa nga Arsim Abazi për ndeshjet miqësore kundër Bullgarisë i gjeni më poshtë.

Alp Shahini – FC 2 Korriku

Altin Gjokaj – KF Drenica

Amar Shala – FC Prishtina

Argjend Kadriu – FC Trepça ‘89

Aridon Racaj – Sarpsborg 08 FF

Arjol Bllaca – FC 2 Korriku

Armos Merlaku – FC Nurnberg

Art Miftari – KF Ramiz Sadiku

Art Gashi – KF Ramiz Sadiku

Bleron Hashani – KF Kurda

Edon Gashi – KF Dukagjini

Diard Berila – KF Ramiz Sadiku

Drin Bajraktari – KF Ferizaj

Elmedin Rama – FC Trepça ‘89

Elvir Gashijan – FC 2 Korriku

Erald Ajeti – KF Ramiz Sadiku

Erion Kajtazi – FC Trepça ‘89

Erion Mala – KF Drenas

Igball Jashari – KF Kurda

Leon Rashica – Bonner SC

Pëllumb Gllogu – FC Prishtina

Rigon Xhaferi – FC 2 Korriku

Rrezon Gashi – KF Rilindja/KP