​Trafikim me njerëz, arrestohet një person në Viti

- in Lajme

Një person është arrestuar në Komunën e Vitisë me dyshimin e përfshirjes në trafikim me njerëz.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka treguar se i arrestuari dyshohet edhe për kryerjen e veprave të tjera. I dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

“Pas hetimeve të zhvilluara me 29.03.2021 njësiti policor ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar në dyshimin se i njëjti është i përfshirë në veprën e lartcekur si dhe vepra të tjera të ndryshme. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./KP