Skuadra londineze në kërkim të zëvendësuesit të Jose Mourinhos.
Tottenham Hotspur do të fillojë bisedimet me trajnerin e Ajaxit Erik ten Hag, ku ky i fundit shihet si kandidat për të zëvendësuar ish-trajneri Jose Mourinho, raporton “Fabrizio Romano’.
Skuadra londineze ka shkarkuar portugezin Mourinho javën e kaluar, ku si zëvendësues të përkohshëm e kanë emëruar Ryan Mason, përcjell KosovaPress.
Ten Hag thuhet se dëshiron të largohet nga posti i trajnerit te Ajaxi këtë verë, dhe mund të jetë i hapur që të marrë drejtimin e Tottenhamit, nëse Mason nuk arrin të tregoj rezultate pozitive./KP