​“Topçinjtë” kalojnë në epërsi përmes Odegaard

- in Sport

Arsenal është duke e zhvilluar ndeshjen e parë në Ligën e Evropës kundër skuadrës greke Olympiacos, ku pjesa e parë ka përfunduar në të mirë të londinezëve.

Martin Odegaard arriti t’i dhurojë Arsenal-it epërsinë, ku shënoi gol në minutën e 34’, përcjell KosovaPress.

Rezultati momental është 0:1, në favor të skuadrës së Mikel Artetas./KosovaPress