Përballja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Anglisë, në kuadër të fazës së eliminatorëve për Botërorin “Katar 2022”, do të zhvillohet në Tiranë.
Ndeshja do të zhvillohet më datën 28 mars, në stadiumin “Air Albania”, përcjell KosovaPress.
Spekulohet se Federata e Futbollit të Anglisë ka siguruar leje të veçantë nga qeveria angleze për të udhëtuar drejt Shqipërisë për shkak të bllokimit të linjave të udhëtimit nga shteti britanik.
Shqipëria dhe Anglia gjenden në Grupin I, së bashku me Poloninë, Hungarinë, Andorrën e San Marinon./KosovaPress