​Tifozët e Interit në festë para “Giuseppe Meazzas”

- in Sport

Para ndeshjes së Interit me Sampdorian, tifozët e “Nerazzurëve” janë mbledhur para stadiumit “Giuseppe Meazza”, për të pritur skuadrën e tyre që ta festojnë titullin e 19 në histori të klubit.

Interi xhiron e kaluar e siguroi titullin e Serie A, pas barazimit të Atalantas 1:1 kundër Sassuolos, duke e ndalur kështu dominimin 11 vjeçar të Juventusit, përcjell KosovaPress.

Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes Interit e Sampdorias, ku tanimë kampioni i Italisë pas 25’ minutave lojë, është duke udhëhequr me rezultat minimal 1:0./KP