Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti është hasur me sëpatë duke thyer xhamat e disa veturave në parking.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë në rrugën “Mehmet Pashë Deralla”. Sipas vëllait të tij i dyshuari është me sëmundje psikike dhe ka prezantuar raport mjekësor. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KP