​Themelohet Iniciativa Qytetare për Obiliqin

- in Lajme

Iniciativa Qytetare për Obiliq sot ka mbajtur takimin e Këshillit Iniciues, nën prezencën e 49 anëtarëve nga të gjitha lokalitetet e kësaj komune.

I pranishëm në këtë këshill iniciues ishte edhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili kohë më parë u largua nga të gjitha strukturat e AAK-së.

Ai me këtë rast tha se Iniciativa Qytetare për Obiliqin do të jetë adresa e re e cila do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët me qëllim të kontributit për zhvillimin e kësaj komune.

Postimi i plotë i kryetarit Gashi në Facebook:

“Sot, mbajtëm takimin e Këshillit Iniciues të Iniciativës Qytetare për Obiliqin, nën prezencën e 49 anëtarëve nga të gjitha lokalitetet e Obiliqit, profesionistë të fushave të ndryshme, me vullnet dhe energji për të vazhduar me punë të mira për Obiliqin. Në këtë takim u zgjodh edhe grupi punues për përpilimin e procedurave të mëtutjeshme të kësaj iniciative që do të jetë funksional deri në Kuvendin e punës nga i cili do të dalin gjitha strukturat e Iniciativës Qytetare për Obiliqin.

Në fjalën time falënderova pjesëmarrësit që madhështuan këtë takim, ku nga sot me votën e tyre me unanimitet të plotë Iniciativa Qytetare për Obiliqin, do të jetë adresa e re e cila është e hapur për të gjithë qytetarët të Obiliqit, kuadro të reja profesionistësh, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin dhe ndërtimin e qytetit të Obiliqit./KP