Melihate Tërmkolli në një prononcim të shkurtër pas përfundimit të kuvendit zgjedhor të LDK-së, dha një mesazh “të koduar” duke cituar Gjergj Fishtën.
Ajo tha se Fishta kishte thënë se “Le ta dijë bota mbarë se prej sot s’jam më shqiptar” ndërsa ai ishte shqiptari më i madh.
Tërmkolli citon Fishtën
VIDEO
“Unë e kam veç një deklaratë: Kur i pa shqiptarët se në çfarë mjerimi ishin (Gjergj Fishta) e tha një fjalë të cilën e kanë keqpërdorë. Ai e tha kështu: ‘Le ta dijë bota mbarë, se prej sot s’jam shqiptar’. E në fakt ishte shqiptari më i madh”, tha Tërmkolli.
E pyetur nga gazetarët nëse kjo ishte paralajmërim për largimin e saj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Tërmkolli u largua duke mos u përgjigjur.
Ndryshe, me “Metamorfozën” prej së cilës ishte shkëputur vargu që citoi Tërmkolli, Fishta ishte mundur të godiste dhe të nxirrte në pah njerëzit që gjoja ishin patriotë por që në të vërtetë nuk kishin ndonjë ndjesi për kombin./KosovaPress