​Tërhiqet një kandidat për gjyqtar të Kushtetueses

- in Lajme

Visar Morina, kandidat për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese është tërhequr nga kandidatura për votim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se sot kanë pranuar shkresën e Morinës për tërheqje të kandidaturës.

Konjufca: Visar Morina përmes një shkrese ke ka deklaruar tërheqjen e tij nga kandidatura

Video:

“Kandidati i propozuar nga komisioni i posaçëm, Visar Morina përmes një shkrese ka deklaruar tërheqjen e tij nga kandidatura për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, tha ai.

Kandidatët tjerë për pozitën e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese janë Vigan Qorolli, Hilmi Jashari dhe Haxhi Xhemajli. /E.Zeqiri/KP