​Tentativa e dytë për zgjedhjen e presidentit

- in Lajme

Kanë filluar lëvizjet e deputetëve në drejtim të hollit të Kuvendit të Kosovës.

Seanca plenare me vazhdim të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit, është paraparë për orën 17:00.

Në media po flitet se është arritur marrëveshja me deputetin goran, Adem Hoxha për votimin e presidentit.

Mbrëmë u tentua dy herë të votohet presidenti, por që në kutin e votimit u hodhën vetëm 79 vota, që pamundësuan kalimin në raundin e dytë/KP