​Tahiri-ministres Haxhiu: Problemet tuaja zgjidhni vet

- in Lajme

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po bën presion publik për të zgjedhur problemet juridike të ministrisë që vet i kanë krijuar.

Tahiri ka shkruar në Facebook se ishte vet ministrja Haxhiu ajo që ka refuzuar t’ia kthej pronën e ish Motel Vicianum, Komunës së Vushtrrisë, njësojë si në mandatin e saj të parë.

“Prandaj ktheja pronën Komunës së Vushtrrisë që të bëjmë Stacionin e Autobusëve. Tani, mos kërko nga unë, e as mos ushtro presion publik e përmes telefonit, për të zgjedhur problemet juridike të Ministrisë që vet i keni krijuar, problemet tuaja zgjidhni vet”, ka shkruar Tahiri./KP