Shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Erol Arduca dhe shefja e misionit të IOM-it në Kosovës, Anna Rostocka janë pritur në takim nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Fillimisht ministri Sveçla i njoftoi për prioritetet e ministrisë me të cilën udhëheq, e më pas në takim diskutuan edhe për bashkëpunimin rreth zgjidhjeve të qëndrueshme dhe situatës që ndërlidhen me memaxhimin e migracionit të përzier në Kosovës dhe forcimit të bashkëpunimit sa më të mirë për lehtësimin e nevojave dhe përkrahjen e azil kërkuesve, refugjatëve dhe migrantëve në Kosovë.
“Fillimisht ministri Sveçla, ka falënderuar përfaqësuesit e organizatave për mbështetjen që i kanë ofruar institucioneve të Kosovës në periudha të ndryshme. Ministri i ka njoftuar lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe qeverisë së re. Gjatë takimit palët kanë diskutuar për bashkëpunim rreth zgjidhjeve të qëndrueshme dhe situatës që ndërlidhet me menaxhimin e migracionit të përzier në Kosovë dhe të forcimit të bashkëpunimit sa më të mirë për lehtësimin e nevojave dhe përkrahjen e azil kërkuesve, refugjatëve dhe të migrantëve në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media nga MPB.
Shef i misionit të UNHCR-së shprehi gatishmërinë për vazhdimin e përkrahjes së MPB-së në fushën e avancimit të sistemit të azilit në Kosovë, si dhe mbrojtjen e refugjatëve.
Nga ana tjetër shefja e misionit të IOM-it në Kosovë, Anna Rostocka theksoi se prioritetet e kësaj organizate do të vazhdojnë të jenë përkrahja në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe asistenca direkte për migrantët e parregullt në Kosovë.
Në kuadër të këtij takimi palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të migracionit të përzier në Republikën e Kosovës./KP