​Suedia në epërsi pas pjesës së parë

- in Sport

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes Kosovë-Suedi në “Fadil Vokrri”, e vlefshme për kualifikimet e botërorit “Katari 2022”.

Në pjesën më të madhe të pjesë së parë dominuan mysafirët që shënuan dy herë përmes Ludwig Augustinsson në minutën 12 dhe Alexander Isak në minutën 35.

Rastin më të mirë për gol për Kosovën e pati Celina pak para përfundimit të pjesës së parë.

Suedia ka dy ndeshje në grupin B, ku kryeson me gjashtë pikë, para Spanjës me katër pikë./KP